TIRANË, 10 shtator /ATSH A.ALLA / – “Kemi bërë përditësimin EDM-së që është sistemi operativ që menaxhon gjithë të dhënat dhe regjistrin kombëtar të drejtuesit të mjetit. Nga 15 gushti rezultatet që vijnë menjëherë janë personalizimi i lëshimit të kartonit të lejes së drejtimit që realizohet vetëm në 30 minuta nga 15 deri në 20 ditë që ishte në nëntor 2018”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Goxhja gjatë analizës së performancën për institucionin që drejton.
Gonxhja tha se, “nga raportimet e para në vetëm 10 ditë, 6965 qytetarë kanë marr lejen e drejtimit në vetëm 30 minuta pas aplikimit. Shërbimet tona online janë një nga pikat që ne krenohemi që ofrojnë një sërë shërbimesh për qytetarët që nga praktimi falas për testin teorik për patentën e kategorisë B e deri tek rezervimet e targave të veçanta dhe atyre e souvenir”.
“Tashmë kemi kemi dhe një modul online rezervimi për 9 shërbimet kryesore në Drejtorinë Rajonale Tiranë, që bënë të mundur qytetarëve të marrin këto shërbime pa pritur në radhë. Kemi më pak mjete të vjetra që hyn në vendin tonë të cilat ndosin mjedisin. Kemi 47% më shumë mjete të reja pra mjete nga 2009 e lartë të cilat janë regjistruar brenda këtij 8 mujori”, tha Gonxhja.
Ai shtoi se, “kemi 11 mijë e 934 shërbime risi, të cilat kanë sjell të ardhura dhe nga këto risi ne kemi 40 milionë lekë të ardhura më shumë gjatë këtij 8 mujori. Kemi 106% realizmin e planit ekonomik kjo fal këtyre investimeve dhe mirëadministrimit të këtyre shërbimeve”.
“Në një lek të shpenzuar nga ne kthejmë 1.46 lek në arkën publike që është norma e brendshme e kthimit dhe ky është një tregues kuptimplotë”, vijoi Gonxhja.
Ai tha se, “në proces kemi rikualifikimin e drejtorisë Rajonale Fier, Laç dhe procedurën për një seli të re për Drejtorinë Rajonale Berat. Kemi gjithashtu në proces ndryshimin e formatit të lejes së qarkullimit të mjetit, në një leje qarkullimi me model gjerman më të vogël pa vula kolaudimi”.
“Po bëjnë dhe modalitet e fundit për çeljen e zyrave në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë. Zyrat janë një e mirë e madhe pasi afrojnë shërbimet te qytetarët. Janë me mijëra shërbime që i ofrohen qytetarëve dhe ata nuk kanë pse lëvizin më po mund ti kryejnë procedurat në vendin ku banojnë”, përfundoi Blendi Goxhja./a.g/























