Ballina Bota

GREQI – Mungesë municionesh në një bazë të marinës

ATHINË, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Marina greke njoftoi sot se do të hetonte mbi zhdukjen e armëve në bazën e ishullit të Leros, ndërkohë që shtypi grek kishte përmendur mungesën e fishekëve dhe granatave.

“Ushtria dhe policia po hetojnë”, sipas zëdhënësit të marinës, Michail Lambiris, në një komunikatë.

“Zbulimi u bë dje gjatë një inventari”, theksoi Lambiris.

Marina nuk dha më shumë detaje, por disa organe të shtypit grek theksuan se armët e munguara janë fishekë dhe granata.

“Njësia antiterroriste greke është gjithashtu e përfshirë në këto hetime”, sipas televizionit shtetëror ERT./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Jo kriminelëve nga Bahamasi
Artikulli tjetërDrejtoria e Transporteve mbi 11 mijë shërbime risi, 40 milionë lekë të ardhura