Ballina Bota

HAVANË – BE shpreh mbështetje për Kubën

HAVANË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini mori sot pjesë në një këshill të përbashkët Kubë-BE, pavarësisht presionit diplomatik amerikan dhe pakënaqësisë së disidencës.

Takimi, në të cilin do të marrë pjesë ministri kuban i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez, do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes për Dialog Politik dhe Bashkëpunim (ADPC), i nënshkruar në dhjetor 2016 dhe i hyrë në fuqi në nëntor 2017.

Këshilli i parë i përbashkët është mbajtur në maj 2018 në Bruksel.

”Dje, një takim i parë mes Mogherinit dhe Rodriguez u mundësoi atyre të diskutonin për masat e reja të bllokimit të SHBA-së kundër Kubës”, sipas një mesazhi në Twitter nga ministri kuban.

Ardhja në Shtëpinë e Bardhë e presidentit amerikan, Donald Trump, në fillim të 2017, ishte një goditje për afrimin historik mes Havanës dhe Uashingtonit, nisur në fund të 2014 nën presidencën e Barack Obama.

Muajt e fundit, fqinji amerikano-verior ka shtuar sanksionet kundër Kubës duke forcuar embargon në fuqi që prej vitit 1962./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Conte: Të përmirësojmë paktin e stabilitetit me BE
Artikulli tjetërMOSKË – Le Drian: Ka ardhur momenti për reduktimin e mosbesimit me Rusinë