Ballina Bota

ROMË – Conte: Të përmirësojmë paktin e stabilitetit me BE

ROMË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte deklaroi se është e nevojshme të përmirësohet pakti i stabilitetit me Bashkimin Europian, i cili kërkon nga vendet anëtare që deficiti i tyre buxhetor të mos e kalojë tre përqindshin e PBB-së, kurse borxhi i tyre 60 përqindshin e PBB-së.

“Duhet ta përmirësojmë këtë pakt stabiliteti dhe aplikimin e tij, për të mbështetur investimet, përfshirë ato që duhet të mundësojnë zhvillime që respektojnë mjedisin dhe barazinë në planin shoqëror”, u shpreh Conte para deputetëve, gjatë paraqitjes së programit të qeverisë së tij para votëbesimit./ /ervo/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Bahamasi përballet me jetët e humbura dhe krizën humanitare
Artikulli tjetërHAVANË – BE shpreh mbështetje për Kubën