Ballina Ekonomi

Këmbim valutor/ Monedha e gjelbër amerikane fiton pikë në raport me Lekun

TIRANË, 30 gusht /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, monedha e gjelbër amerikane forcoi pozitat sot në raport me lekun, ndërsa euro u zhvlerësua lehtë, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 122.12 lekë ose 0,04 lekë më pak se ditën e enjte dhe dollari amerikan këmbehet me 110.59 lekë ose 0,37 lekë më shumë.
Banka e  Shqipërisë vëren se, luhatjet e këmbimit valutor janë brenda pritshmërive dhe parashikimeve të BSH-së. Luhatjet i adresohen kryesisht sezonit veror dhe gradualisht këmbimi valutor do të shkojë në treguesit e qëndrueshëm të saj.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.59 +0.37
Euro EUR 122.12 -0.04
Poundi Britanik GBP 134.79 +0.39
Franga Zvicerane CHF 111.88 -0.23
Jeni Japonez (100) JPY 103.95 +0.19
Dollari Australian AUD 74.33 +0.02
Dollari Kanadez CAD 83.16 +0.19
Korona Suedeze SEK 11.27 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 12.16 0.00
Korona Daneze DKK 16.38 +0.01
SDR SDR 151.49 +0.38
Ari(OZ 1) XAU 168766.98 -827.76
Argjend(OZ 1) XAG 2033.75 -6.03
Juani Kinez (onshore) CNY 15.47 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 15.47 +0.06
Lira Turke TRY 18.96 +0.06

e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakimi i Helsinkit, Mogherini: BE duhet të ketë qasje të qëndrueshme për negociatat me Shqipërinë
Artikulli tjetërFINLANDË – BE mbështet një dialog mes SHBA-së dhe Iranit