Ballina Bota

FRANCË – Takim Macron-Trump para samitit të G7-ës

BIARRIC, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron dhe Donald Trump hëngrën mëngjesin bashkë për të biseduar mbi çështje të ndryshme para hapjes së G7-ës që pritet të jetë veçanërisht e tensionuar, një takim që nuk ishte parashikuar fillimisht.

“Ky është një G7 që vjen në një çast të rëndësishëm destabilizimi në shumë çështje”, theksoi presidenti francez, duke përmendur kryesisht konfliktin sirian apo traktatin bërthamor iranian, tema kryesore e mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe europianëve.

Përveç luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, presidenti amerikan përsëriti dje kërcënimin e një konflikti me Francën dhe Europën, duke kërcënuar se do të taksojë verat franceze si kundërpërgjigje ndaj taksimit të gjigantëve amerikanë të informatikës. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron: Duhet një mobilizim i të gjitha fuqive për Amazonën
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Nga thellësia e kozmosit kapet një fenomen jashtëzakonisht i rrallë