FRANCË – Macron: Duhet një mobilizim i të gjitha fuqive për Amazonën

BIARRIC, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron bëri sot thirrje për një mobilizim të të gjitha fuqive për të ndihmuar Brazilin dhe vendet e prekura që të luftojnë kundër zjarreve në pyllin e Amazonës dhe, për më tepër, të investojnë për pyllëzimin e zonave të dëmtuara.

“Ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes së pyllit (…) të Amazonës, është në të mirën tonë të përbashkët dhe duhet të veprojmë”, theksoi shefi francez i shtetit në një deklaratë që i drejtohet francezëve para samitit të G7-ës në Biarric. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.