Ballina Bota

PEKIN – Kina rivendos tarifat doganore për 75 miliardë dollarë të importeve amerikane

PEKIN, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi sot rivendosjen e tarifave doganore mbi 75 miliardë dollarë të importeve që vijnë nga SHBA-ja, në dy kohë, më 1 shtator dhe më 15 dhjetor, si kundërpërgjigje e taksave doganore shtesë që parashikon të vendosë në të ardhmen Uashingtoni.

“Këto tarifa doganore shtesë do të variojnë rreth 5% dhe 10% dhe do të zbatohen për 5 078 produkte amerikane”, theksoi zyra qeveritare për të drejtat doganore.

Pekini ka njoftuar gjithashtu vendosjen e tarifave doganore prej 25% mbi automjetet amerikane si dhe 5% mbi pjesët e automjeteve duke nisur nga 15 dhjetori.

Kina kishte ndërprerë përkohësisht në dhjetor 2018 mbitaksimin që parashikonte veturat si shenjë e vullnetit të mirë në negociata tregtare me administratën Trump dhe njoftoi në muajin prill se këto taksa do të rivendoseshin menjëherë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Manifestim për shpëtimin e Amazonës, mushkërisë së planetit
Artikulli tjetërBursa për ekselentët/ Ambasada kineze pritje për studentët e vjetër dhe të rinj