TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Më shumë se 3500 studentë shqiptarë kanë studiuar për një semestër ose më gjatë në universitetet e vendeve të BE-së falë programit “Erasmus+”.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini lajmëroi se grupi i radhës i studentëve është gati për nisje.
“Fryma dhe idetë e reja që ata sjellin në auditore kur kthehen, vlejnë po aq sa eksperienca jetësore e përvetësuar gjatë studimeve në një universitet të huaj.
Ne do vazhdojmë të mbështesim çdo program që stimulon përmirësimin e cilësisë së arsimit pa harruar ndërkohë studentët që studiojnë në Shqipëri dhe Pakti për Universitetin është prova e gjallë”, – u shpreh ministrja.
Sipas Shahinit, bursat dhe ulja e tarifave do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm akademik, sepse besojmë tek kultivimi i potencialit të atyre që e kanë treguar se meritojnë më shumë.













