TIRANË, 31 korrik /ATSH/- Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon takimet me grupet e interesit në kuadër të Granteve për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve, financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, që synon rivitalizimin e pyjeve në vendin tonë.
Sot vijon takimi me shoqatat e pyjeve të Dibrës dhe Kukësit, ku ka një pjesëmarrje të lartë dhe interes të veçantë për shkak të terrenit malor, një veçori e rëndësishme në zbatimin e masës.
Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë, pylltarisë, mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, si dhe parandalimin e zjarreve në pyje.
Ekspertët e AZHBR-së dhe të projektit të Shërbimeve Mjedisore, informojnë përfituesit potencialë në lidhje me dokumentacionin dhe procedurat e zbatimit të kësaj skeme. e.xh/























