Ballina Flash

Thaçi: Përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet e rëndësishme

PRISHTINË, 31 korrik /ATSH/ Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Austrisë austriak në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e diplomatit Pfandler në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen e pandalshme austriake në skenën ndërkombëtare.

“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngrihen në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”, tha Presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori austriak Gernot Pfandler theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit.

“Do të vazhdoj t’i përcjell zhvillimet në Kosovë, e cila është storie e papërfunduar për mua”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova është në rrugë të drejtë dhe përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet shumë e rëndësishme. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksi rrugor Milot-Rrëshen/ IKMT: Do të prishen 35 objekteve pa leje
Artikulli tjetërGrante për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve