Ballina Aktualitet

Fshehje e të ardhurave, arrestohen 2 persona në Tiranë

TIRANË, 10 Korrik /ATSH/ – Policia ka finalizuar operacionin “Përsëritësi” duke arrestuar dy persona.

Shtetasit M.J, 44 vjeç dhe F.I, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë u ndaluan pasi kanë bërë një kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë. Bëhet fjalë për një objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milionë lekë.

Ata akuzohen për fshehjen e të ardhurave, vepër penale e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë.

“Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milionë lekë të reja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I”, njofton policia.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rikonstruktohen godinat 9 dhe 10 në Qytetin Studenti, përfitojnë 600 studentë
Artikulli tjetërBushati: Shkodra ka nevojë për punë, dinjitet dhe zhvillim