TIRANË, 9 korrik/ATSH/- Policia e Vlorës në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, asgjësoi disa bimë narkotike dhe arrestoi dy kultivuesit e tyre.
Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, njësia administrative Shushicë.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim./k.s/j.p/























