Ballina Aktualitet

KQZ vendos shqyrtimin e disa kërkesave ankimore

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 17 deri tek kërkesa ankimore nr. 57, përveç kërkesave nr. 33 dhe nr. 38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike.

Për kërkesën ankimore nr. 45, KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim.

Gjithashtu, KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit për kërkesën ankimore nr. 16 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike.

KQZ vendosi  pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, i kalimin për shqyrtim. Të kërkesës ankimore nr. 58, depozituar nga subjekti Partia Kombëtare Konservatore Albania.

KQZ vendosi  pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 59, depozituar nga subjekti Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi
Artikulli tjetërRestaurohet afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë, Berat