Ballina Bota

GJERMANI – Zelensky: Synojmë anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO

BERLIN, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO, në një koment për shtypin gjerman, pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes europiane. Ukraina do të donte integrimin europian, që është dëshira më e madhe e popullit tonë”, tha Zelensky.

“Por, ne duhet të sigurojmë rezultate bindëse për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët ekonomike, ligjore, doganore dhe dixhitale të BE-së”, theksoi ai./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vjosa, burim i pashtershëm turizmi dhe ekonomie, së shpejti Zonë e Mbrojtur
Artikulli tjetërRama në Londër: Reforma në Drejtësi, garanci maksimale edhe për investitorët