Ballina Bota

BRUKSEL – Zelensky: Presion Moskës nëpërmjet sanksioneve

BRUKSEL, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky takoi në Bruksel presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes politike të konfliktit në Donbas si dhe përshkallëzimin e sanksioneve ndaj Rusisë, si shkaktare e krizës ukrainase, raportoi agjensia ruse e lajmeve, Interfax.

Moska akuzohet për mbështetje ushtarake të militantëve separatistë në juglindje të vendit.

“Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: Donbass duhet të çlirohet ekskluzivisht me instrumente politike dhe diplomatike”, deklaroi Zelensky./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMayorga tërheq akuzat ndaj Ronaldos
Artikulli tjetërSimptomat e diabetit të tipit 2