TIRANË, 5 qershor/ATSH- A. Fortuzi/- Ka përfunduar makthi për Cristiano Ronaldon. Në ditët e shkuara, mësohet se Kathryn Mayorga ka tërhequr akuzën e saj në dëm të CR7 për të cilin rëndonte akuza e përdhunimit.
Sipas një shkrimit të publikuar te “Sportmediaset”, Mayorga ka tërhequr në mënyrë vullnetare denoncimin, duke lehtësuar kështu problemin e Ronaldos me gjyqe në SHBA dhe dëme të mëdha ekonomike që lidhen me imazhin..etj.
Sipas shkrimit në fjalë, mësohet se Mayorga ka firmosur “Voluntary Dismissal” (Tërheqje vullnetare) në Gjykatën e Las Vegasit, në Nevada. Në dokumentin e firmosur nga Mayorga nuk sqarohet nëse Ronaldo ka gjetur dakordësinë me akuzuesen, por vetëm faktin se zonja në fjalë ka tërhequr akuzat e ngritura në shtatorin e shkuar, ku akuzonte Ronaldon për përdhunim, ngjarje që sipas saj kishte ndodhur në vitin 2009. /j.p/












