Ballina Flash

Simptomat e diabetit të tipit 2

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ -Diabeti i tipit 2 është diabeti më i shpeshtë, i cili shfaqet në 90% të rasteve, kryesisht në moshë të madhe.

Karakterizohet nga një problem i dyfishtë, nuk prodhohet sasia e duhur e insulinës që ka nevojë organizmi, ose insulina e prodhuar nuk vepron në mënyrë të kënaqshme, e njohur si rezistenca ndaj insulencës. Në të dyja rastet pasoja është rritja e nivelit të sheqerit në gjak, hiperglicemia.

Përveç trashëgimisë, duhen mbajtur parasysh disa faktorë të tjerë risku, mes tyre obeziteti, ku insulina prodhohet, por jo sa ka nevojë trupi. Po ashtu jeta sedentare dhe stresi janë faktorë të tjerë risku.

Po ashtu edhe tensioni i lartë, kolesteroli dhe trigliceridet, janë faktorë risku.

Disa nga simptomat e diabetit të tipit 2 janë ndjesia e lodhjes, nevoja e shpeshtë për të urinuar gjatë natës, etje e pazakontë, humbje peshe e papritur, mjegullim shikimi dhe vështirësi në shërimin e plagëve. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Zelensky: Presion Moskës nëpërmjet sanksioneve
Artikulli tjetërFamiljet në Baldushk, 12 milionë lekë në vetëm një javë nga shitja e gjelave të detit