UASHINGTON, 24 maj /ATSH-DPA/- Departamenti amerikan i Tregtisë (DAT) do të ndërmarrë hapa që synojnë ndëshkimin e vendeve që zhvlerësojnë monedhën e tyre duke imponuar tarifa.
Departamenti do të propozojë një rregull për të imponuar detyrime ndaj vendeve që “veprojnë për të zhvlerësuar monedhën e tyre në krahasim me dollarin, duke rezultuar në një subvencion për eksportet e tyre”, u tha në një njoftim për shtyp.
Ndryshimi u bën të ditur eksportuesve të huaj, kryesisht Kinës, se Departamenti i Tregtisë mund të përgjigjet me tarifa kundrejt zhvlerësimit të monedhës që dëmton industritë e SHBA.
“Kombet e huaja nuk do të jenë më në gjendje të përdorin politikat e monedhës në disavantazh të punëtorëve amerikanë dhe bizneseve,” tha sekretari i tregtisë Wilbur Ross në njoftimin për shtyp.
Presidenti Donald Trump është ankuar kundër vendeve, veçanërisht Kinës, që zhvlerësojnë monedhën e tyre për të bërë eksportet më të lira. Trump bëri një premtim gjatë fushatës për të adresuar praktikat e padrejta të zhvlerësimit të monedhës nga partnerët tregtarë.
Draftet tregojnë kriteret që departamenti do të përdorte për të përcaktuar nëse detyrimet balancuese duhet të aplikoheshin për zhvlerësimin e monedhës, por ato nuk u thanë në njoftimin për shtyp./ /os/ a.jor.























