UASHINGTON, 23 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria federale amerikane njoftoi sot një paketë ndihme prej 16 miliardë dollarësh për fermerët biznesi i të cilëve është dëmtuar nga lufta tregtare me Kinën.
SHBA-ja dhe Kina kanë qenë për një vit në një përplasje të ashpër në lidhje me rritjen e tarifave, ku Uashingtoni akuzonte Pekinin për praktika të padrejta, përfshirë barrierat për të tregtuar dhe vjedhjen e pronës intelektuale.
“Shuma e kësaj pakete ndihme është në linjë me impaktin e vlerësuar në lidhje me tarifat hakmarrëse ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe ndërprerje të tjera tregtare”, njoftoi Departamenti i Bujqësisë. /G.S/






















