Ballina Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Zëvendësimi i Dakos dhe Sejdinit me kërkesën e tyre

TIRANË, 14 maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ishte arsyeja e moskandidimit të Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit ishte kërkesë e tyre.

“Zëvendësimi, qoftë i Vangjush Dakos apo Qazim Sejdinit është kërkesë e tyre. Jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre prej kohësh. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë, janë jashtëzakonisht shumë. Janë konsum i madh dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur është evidente”.

Unë, theksoi Rama, “bëj debat me njerëz të lidershipit të PS sa herë që them që i duam 61 bashkitë. Normale se janë 61 gara. Pavarësisht se s’ka garë sot në të 61 bashkitë. Apo ka garë vetëm aty ku do të ketë kandidatë të tjerë.

“Kush është më i mirë se ne tani ta themi. Kujt t’ia lësh Shkodrën, atyre që e qeverisin prej çerek shekulli. Bëni krahasim mes Shkodrës dhe Vlorës. Çfarë bëmë ne në Vlorë për vetëm pak më shumë se 4 vjet? Se fillimi ishte me projektet. Çfarë kanë bërë ata në Shkodër për çerekshekulli? Merrni Tropojën. Tropoja mori frymë për herë të parë si qytet me Rilindjen Urbane. Deri kur programi i Rilindjes Urbane ka filluar Tropoja nuk ishte gjëkundi. Kam bashkëpunuar shumë mirë me kryebashkiakun e Tropojës. Respekt. Është 24 karat demokrat”, – tha Rama.

“Mos më thoni që kjo është t’i marrësh të gjitha. Jo s’marr asgjë përveç asaj që vendos populli. Për këtë kam bindjen që më mirë është për çdo komunitet që të votojë kandidatët tanë. Më e mira është për çdo demokrat në Shkodër që s’punon në bashki dhe s’ka interes personal të votojë kandidatët tanë”, – u shpreh Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhuna në protesta, do të përballen me ndëshkimet që jep ligji
Artikulli tjetërBombat molotov më 11 maj, u rrezikuan jetë njerëzish