Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Gati superkompjuteri më i shpejtë në botë

NJU JORK, 8 maj  /ATSH-ANSA/ – Filloi ndërtimi i superkompjuterit më të shpejtë në botë, i aftë për të kryer një miliard e gjysmë veprime në sekondë.

Projekti ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Oak Ridge National Laboratory (ORNL) të Departamentit Amerikan të Energjisë (DOE) dhe pritet të jetë online në vitin 2021.

Superkompjuteri i quajtur ”Frontier” do të kushtojë mbi 600 milionë dollarë dhe do të jetë i përbërë nga sisteme të përpunimit jashtëzakonisht të avancuar të inteligjencës artificiale.

Fuqia e paprecedentë e kufijve dhe teknologjitë e reja gjeneruese do të jenë një burim i pabesueshëm për kërkuesit, të cilët do t’i përdorin ato për të çuar përpara njohuritë në shumë fusha, nga shkencat klimatike deri te gjenomika, nga fizika tek strukturat nënatomike./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria mbështetje nga autoritetet franceze për Reformën në Drejtësi dhe në luftën ndaj korrupsionit
Artikulli tjetërRama në Sarajevë: Të investosh në Ballkan është vendim i mirë, kemi taksa të ulëta