Ballina Bota

STRASBURG – Mogherini: BE-ja duhet të dërgojë luftanije në Mesdhe për bllokimin e trafiqeve në Libi

STRASBURG, 16 prill /ATSH-AFP/ – Shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini i kërkoi sot BE-së që të dërgojë sërish luftanijet në Mesdhe për t’i mundësuar operacionit ushtarak “Sophia” që të luftojë kundër trafiqeve të armëve dhe naftës në Libi.

“Pa anije, Sophia nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj që përkon me respektimin e embargos mbi armët dhe mbi naftën në Libi”, theksoi ajo gjatë një debati në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Kjo është në përgjegjësinë e shteteve anëtare, është zgjedhja e tyre. Shpresoj se ata do ta rimendojnë në javët që vjen”, vazhdoi ajo. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Nela
Artikulli tjetërVotimi i Holandës për vizat, MEPJ: Nuk ndryshojnë rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen