Ballina Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Nela

TIRANË, 16 prill/ATSH-A.Fortuzi/- Komisioni i Pavarur i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Arben Nela, pasi ai nuk justifikon pasurinë e deklaruar.

Vendimi i marrë nga KPA të martën vjen pasi ish-prokurori Nela e kishte ankimuar vendimin e KPK-së, vendim që mbante datën 23.07.2018. Sipas vendimi të zbardhur të KPK, prokurori i Tiranës, Nela, kandidat në atë kohë për në Këshillin e Prokurorisë ishte gjetur në shkelje fillimisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPI), i cili e shpalli atë të papërshtatshëm.

Nela filloi punë si prokuror në Prokurorinë e Fierit në vitin 1998. Ai u transferua në Durrës në vitin 2006, ndërsa në vitin 2008 u transferua në Tiranë, deri në datën kur ai u shkarkua nga KPK. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Donacionet për rindërtimin e Notrë Dam tejkalojnë 600 milionë euro
Artikulli tjetërSTRASBURG – Mogherini: BE-ja duhet të dërgojë luftanije në Mesdhe për bllokimin e trafiqeve në Libi