PARIS – Donacionet për rindërtimin e Notrë Dam tejkalojnë 600 milionë euro

PARIS, 16 prill /ATSH-AFP/ – Donacionet e ndryshme të personave më të pasur dhe kompanive të mëdha franceze për financimin e rindërtimit të katedrales Notrë Dam e shkatërruar dje në mbrëmje nga zjarri tejkaluan shifrën e 600 milionë eurove.

Familja trashëgimtare e l’Oreal, Bettencourt-Meyers si dhe gjiganti botërire në fushën e kozmetikës njoftuan sot një dhurim prej 200 milionë euro që i shtohen 200 milionë të familjes Arnault dhe kompanisë së luksit LVMH dhe 100 milionë të premtuara respektivisht nga kompania e naftës Total dhe familjes Pinault (Kering)./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.