Ballina Bota

SOFT NEWS – Kur lokalin e ndan me… macet!

TOKIO, 15 prill /ATSH-AA/ – Kafenetë me kafshë në Japoni janë në mesin e vendeve unike në këtë shtet të Azinë Lindore.

Në Tokio gjenden kafenetë me kafshë të llojeve të ndryshme, përfshirë lepuj, zogj dhe  gjarpërinj, ndërkohë më së shumti tërheqin vëmendjen e turistëve dhe dashamirëve të kafshëve, kafenetë me mace.

Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë karriget e tyre me macet.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre. Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës.

Vizitorët duhet të nxjerrin këpucët e tyre para se të hyjnë në kafenetë, pastaj të lajnë duart me dezinfektues që të mos infektohen.

Rregulli i dytë i rëndësishëm është që të respektohen macet.

Punonjësit e këtyre kafeneve vizituesve u tregojnë se si duhet të përkëdhelen macet, ndërsa paralajmërojnë se macet që flenë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.

Hyrja zakonisht është rreth shtatë euro./  /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata nga shirat, Gjylameti: Pse hesht Berisha dhe Vasili për bllokimin e investimit në Kombinat
Artikulli tjetërBasha: Ne kemi bërë zgjedhjen kundër qeverisë që ka braktisur njerëzit