Ballina Aktualitet

Meta: Shqipëria duhet të reflektojë parimet më të mira të OSBE-së

TIRANË, 9 prill/ATSH/ – “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE-së”, – deklaroi sot Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit zhvilloi sot një takim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020, sipas tij, “është përgjegjësi dhe arritje e madhe”.

“Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE-së. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, – tha Meta. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK shkarkon Edison Ademin, drejtues në Prokurorinë e Sarandës
Artikulli tjetërFOTO/ Përfaqësues të Agjencive të Zonave të Mbrojtura, trajnim në Itali për ruajtjen e jetës së egër