Ballina Bota

GJERMANI – Merkel pret ish-presidentin amerikan, Barack Obama

BERLIN, 5 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel priti sot ish-presidentin, Barack Obama në zyrën e saj në Berlin gjatë udhëtimit të tij të dytë në Gjermani që kur është larguar nga detyra.

Ky takim mes aleatëve të ngushtë nuk ishte i hapur për median.

Në fakt kancelarja gjermane, Angela Merkel ka punuar me tre presidentë amerikanë dhe ka pasur një marrëdhënie veçanërisht të ngrohtë me Obaman.

Të dy kanë punuar afër në çështje si tregtia, konflikti në Ukrainë dhe lufta kundër ndryshimit klimatik.

Udhëtimi i tij i fundit ndërkombëtar ishte në Gjermani në nëntor 2016.

Ai u rikthye në vitin 2017, kur deklaroi para një turme gjigante në Berlin se “Merkel ka bërë një punë të mrekullueshme jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën”. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Në programin e PD-së, stazh për 10 mijë studentë shqiptarë në vit
Artikulli tjetërFRANCË – Taksa mbi kompanitë informatike rikthen tensionet mes Parisit dhe Uashingtonit