TIRANË, 4 prill/ATSH/- Dy partitë e mëdha nuk kanë asnjë marrëveshje të fshehtë për amendimin e Kodit Zgjedhor.
Damian Gjinkuri, deputet i Partisë Socialiste u shpreh gjatë një interviste televizive se “iniciatori i propozimit të miratuar në Parlament të mërkurën, që i lë hapësirë dhe demokratëve të bëhen pjesë e këtij procesi, janë të pabaza”.
”S’ka asnjë marrëveshje. Ne e nisëm bashkë këtë proces dhe kërkojmë konsensus sa më të gjerë”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri tha theksoi se” nuk ka asnjë komunikim me selinë blu nëse do të pranojnë të bëhen pjesë në rolin e vëzhguesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, por me të drejta të plota për të propozuar. Përfaqësuesit e opozitës së re në Parlament i kërkuan Kryeministrit ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka kërkohet dhe nga aleatët e vegjël të Lulzim Bashës. Por kjo nuk duket të jetë në krye të axhendës së socialistëve për këtë reformë”.
I pyetur nëse PS do të hyjë në zgjedhje edhe nëse demokratët nuk futen, Gjiknuri theksoi se “mund të ketë individë, parti të tjera ose grupime të tjera që do të duan të futen”.
m.z/























