TIRANË, 4 prill/ATSH/ – Me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e shefave të Komisariateve në rrethe dhe konkretisht:
Kryekomisar Edmond Meshini, deri tani shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë.
Kryekomisar Arben Kalaja, deri tani shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Kryekomisar Vullnet Silaj, deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
Komisar Alfred Maksuti, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef i Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Kryekomisar Aldi Mema, deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat.
Kryekomisar Henerigert Mitri, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier.
Komisar Ermal Lilaj, deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin.
Komisar Bilal Semanaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
Komisar Gazmend Demrozi, deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Kryekomisar Alfred Cenaj, deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë.
Kryekomisar Medin Hasani, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar.
Kryekomisar Sokrat Gode, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë.
Kryekomisar Elidon Çela, deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Kryekomisar Petrit Gjokaza, deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
m.z/























