Ballina Aktualitet

9 kandidatë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – 9 kandidatë kanë shprehur interes për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi shpalli sot listën e kandidatëve, ku janë Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj, Ilir Mustafaj dhe Valbona Bala (Pajo).

Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, këto kandidatë kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 javë pas ankesës tek bashkëqeverisja, 40 familjeve iu rikthehet ndriçimi në lagje
Artikulli tjetërFOKUS – Australia miraton një ligj të ashpër kundër dhunës në median sociale