Ballina Bota

AUSTRALI – Morrisson përshëndet deklaratat e Erdogan pas masakrës në Christchurch

SIDNEJ, 21 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri australin, Scott Morrisson i cili fillimisht kritikoi ashpër pohimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me masakrën në Christchurch, vlerësoi se Erdogan po shfaqej së fundmi i moderuar.

Ndërsa deklaratat e presidentit turk për sulmin e kryer nga një shtetas australian në këtë qytet të Zelandës së Re ngjallën polemika dhe fillesën e një krize diplomatike mes tre shteteve, Morrison tha se ishte ndjerë mirë nga një artikull i Erdogan, i publikuar të martën në ”Washington Post”.

”Progrese janë shënuar mbi çështjen dhe tashmë po konstatojnë një lloj maturie në qasjet e presidentit”, deklaroi kryeministri australian, referuar artikullit të ”Washington Post”.

Erdogan deklaroi të hënën se sulmi i Christchurch, ku autori i masakrës një supremacist i bardhë australin vrau 50 myslimanë në dy xhami, ishte një sulm ndaj fesë islame dhe Turqisë.

‘’Nuk është një akt i izoluar, është diçka e organizuar’’, ishte shprehur gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në perëndim të Turqisë, dy javë përpara zgjedhjeve lokale.

Në artikullin e ‘’Washington Post’’, Erdogan nuk i rikthehet më këtyre deklaratave, por vijon të akuzojë shtetet perëndimore se po qëndrojnë në heshtje përpara islamofobisë.

Pas këtyre pohimeve Morrison beson se po sheh një portë të daljes nga kriza aktuale diplomatike.

Një ditë më parë, ai i cilësoi deklaratat e para të Erdogan ‘’jo të mirë menduara’’, ‘’shumë të këqija’’ dhe ‘’ofenduese’’.

Ai kërkoi që ato të tërhiqeshin mbrapsht dhe paralajmëroi se ‘’të gjitha opsionet’’ ishin parashikuar në lidhje me marrëdhëniet mes Australisë dhe Turqisë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë para Kuvendit
Artikulli tjetërDita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Analiza e ADN falas