Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë para Kuvendit

TIRANË, 21 mars/ATSH/ – Protestuesit e opozitës kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë të vendosur para Kuvendit të Shqipërisë, brenda të cilit ndodhen në seancë plenare deputetët e mazhorancës dhe tre deputetët më të rinj të LSI-së, të cilët u betuan sot.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të mos u ndalur, duke shtuar se “nuk ka asnjë hap pas”. Ndërsa protestuesit janë nisur drejt kordonit të policisë duke u përpjekur të futen me forcë brenda perimetrit të sigurisë.

Policia vijon t’u bëjë thirrje me megafon protestuesve për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

Ndërkaq protestuesit vazhdojnë të hedhin kapsolla, shashka dhe tymuese ndaj efektivëve të policisë. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.