WELLINGTON, 18 mars /ATSH-AFP/ – Policia e Zelandës së Re njoftoi sot rihapjen e aeroportit ”Dunedin”, i cili u mbyll një ditë më parë pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë, në një kontekt të masave të përforcuara të sigurisë për shkak të masakrës në dy xhami në Christchurch.
”Aeroporti ”Dunedin” u rihap pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë e gjetur në pistën e avionëve, e cila për fat të mirë rezultoi se përmbante një objekt të parrezikshëm’’, shkruan policia.
Zbulimi i pakos ditën e dielë detyroi një fluturim të nisur nga Wellington që do të përshkonte hapërsirën e Dunedin të mos kryente uljen në pistë, i cili përfundimisht u kthye mbrapsht./ /v.b/























