Ballina Bota

BAKU – OPEC-u dhe shtetet partnere paraqesin një strategji për çmimin e naftës

BAKU, 18 mars /ATSH-AFP/ – Anëtarët e Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEC-u) dhe dhjetë shtete aleate të kryesuara nga Rusia mblidhen sot në Baku, në Azerbajxhan për të bërë një përmbledhje për strategjinë e tyre, e cila ka mundësuar prej dy vitesh për të mbështetur çmimin e naftës.

Disa përfaqësues të OPEC-ut u mblodhën menjëherë pas fundjavës me partnerët e tyre në Baku për të vlerësuar situatën e tregut dhe ndikimin e uljes së vullnetshme të prodhimit.

Takimi i komitetit ministror i OPEC-ut dhe shteteve që nuk janë anëtare të OPEC-ut, do të mbahet sot në një hotel në qendër të kryeqytetit të Azerbajxhanit, nuk ka kompetencë vendimarrëse dhe do të shërbejë si pikënisje e takimeve të ardhshme zyrtare të OPEC-ut, të planifikuara në prill dhe në qershor në Vjenë.

Marrë në konsideratë përfaqësuesit e dy peshave të rënda të marrëveshjes, Rusisë dhe Arabisë Saudite çdo deklaratë do të shihet me kujdes nga investitorët.

Masat aktuale të marrëveshjes për kufizimin e prodhimit janë të vlefshme deri në qershor dhe u përforcuan në dhjetor. Shtetet e aleancës u angazhuan për uljen e prodhimit të tyre në një total prej 1,2 milionë fuçi në ditë për të mbështetur çmimet e naftës./ v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Njerëz të padukshëm” sjell historinë frymëzuese të një nëne të re
Artikulli tjetërZELANDË E RE – Rihapet aeroporti ”Dunedin” pas neutralizimit të pakos së dyshimtë