https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2164360490543952/
TIRANË, 18 mars/ATSH/ Historia frymëzuese e një nëne të re me 7 fëmijë, e cila pavarësisht sfidave ia doli të arsimohej dhe të gjente një punë falë platformës së bashkëqeverisjes, është historia e radhës që vjen përmes “Njerëz të padukshëm”.
Ajlin Alfredaj nga Tropoja, vetëm 28 vjeçe e konsideron veten një nënë dhe një grua të realizuar dhe kjo, jo me pak sakrifica.
Nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakësh dhe 1 vajze të vogël, ajo ia doli të realizonte ëndrrën e saj dhe të arsimohej në Fakultetin e Drejtësisë.
Ndërkohë, falë platformës së bashkëqeverisjes ajo arriti të punësohej në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tropojë. /m.m/






















