Ballina Bota

ZELANDË e RE – Mbyllet aeroporti ‘’Dunedin’’ pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë

WELLINGTON, 17 mars /ATSH-AFP/ – Policia e Zelandës së Re mbylli sot aeroportin ‘’Dunedin’’ pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë, njoftuan autoritetet dy ditë pas masakrës në dy xhamitë e Christchurch.

”Aeroporti ”Dunedin” është aktualisht i mbyllur’’, thuhet në një komunikatë.

Policia është në vendngjarje dhe një ekip i specializuar ka nisur punën për të përcaktuar përmbajtjen e pakos.

Një punonjës i kompanisë ”Air New Zealand” i cili ndodhej në vendngjarje tha për median në kushte anonimati se terminali i aeroportit nuk ishte evakuar.

Vetëm një numër i vogël fluturimesh janë prekur nga mbyllja e aeroportit në Zelandën e Re./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuçovë, Rama: Mbrojtja lumore premtim i mbajtur i qeverisë
Artikulli tjetërSERBI –  Protestuesit ”pushtojnë” televizionin kombëtar