SERBI –  Protestuesit ”pushtojnë” televizionin kombëtar

BEOGRAD, 17 mars /ATSH-AFP/ – Një grup kundërshtarësh të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç mësynë të shtunën në mbrëmje në ndërtesën e televizionit kombëtar (RTS) të cilët e akuzojnë për anëshmëri, duke kërkuar që ti jepet më shumë hapësirë televizive popullsisë, sipas pamjeve të transmetuara drejtëpërdrejtë.

Opozita proteston çdo të shtunë që nga 8 dhjetori kundër asaj që ajo e cilëson si vijë autoritare e Aleksandër Vuçiç dhe akuzon RTS se është nën varësinë e pushtetit. Ajo kërkoi që t’i kushtohet më shumë kohë televizive pasqyrimit me vërtetësi të ngjarjeve.

Në mesin  e disa dhjetëra opozitarëve që hynë në RTS citohen disa liderë të opozitës, si ish-kryebashkiaku centrist i Beogradit, Dragan Djilas dhe një zyrtar dhe deputet i një partie të ekstremit të djathtë nacionalist, Bosko Obradovic.

Në një deklaratë të transmetuar nga RTS, ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç denoncoi këtë veprim.

Sipas pamjeve të N1, pak para orës 22:00 (21:00 GMT),  forcat e policisë ndërhynë për të evakuuar ndërtesën e televizionit nga protestuesit.

Si çdo javë, mijëra persona parakalojnë në mënyrë paqësore në qendër të Beogradit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.