Ballina Bota

KANADA – Trudeau përgënjeshtron çdo ndërhyrje për të ndikuar mbi drejtësinë

OTAVA, 8 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau përgënjeshtroi çdo ndërhyrje mbështetëse për të influencuar një proces gjyqësor duke iu përgjigjur kështu akuzave të ish-ministres së Drejtësisë, shkak i një krize të thellë politike.

‘’Nuk kam artikuluar kurrë arsyetime përkrahëse gjatë bisedave me Jody Wilson-Raybould”, shtoi Trudeau gjatë një konference shtypi, pasi rikonfirmoi se zyra e tij dhe ai vetë nuk kishin bërë asgjë të papërshtatshme.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Raybould kishte deklaruar se i ishte bërë presion për ta detyruar të ndërhynte tek prokurorët në mënyrë që ata të negocionin një marrëveshje miqësore me gjigantin e BTP SNC-Lavalin, i përfshirë në një skandal korrupsioni me Libinë.

Trudeau, i akuzuar se ka dashur të mbajë të pacënuar figurën e SNC-Lavalin për arsye elektorale, pranoi se ka thirrur për konsultime Wilson-Raybould, gjatë një takimi në mes të shtatorit, ku ndodhet dhe selia e SNC-Lavalin./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFINLANDË – Sipila jep dorëheqjen pas disfatës në votimin e reformave
Artikulli tjetërVelaj rrëfen Vlorën përmes 50 fotografive në Parlamentin Europian