TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ – Ministria e Kulturës do të nisë restaurimin e Urës së Shën Prodhomit në Voskopojë këtë pranverë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila theksoi se forcat xheniere kanë bërë të mundur ndërtimin e një ure Bejli, paralelisht me urën 300-vjeçare, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.
Ura Bejli u vjen në ndihmë më shumë se 1 mijë banorëve të zonës, ndërsa Ura e Shën Prodhomit do të mirëpresë turistë, vendas dhe të huaj me të gjithë madhështinë e saj.
Sipas ministres Margariti, investimet në zonën e Voskopojës do të bëjnë që numri i 50 mijë turistëve të konfirmuar deri tani, do të pësojë sërish rritje për vitin 2019.
/e.caushi/





























