TIRANË, 25 shkurt ATSH/ – Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë ndikon në rritjen e sigurisë në rajon.
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka zhvilloi një takim dypalësh me zv.ministrin e Brendshëm të Çekisë, Jakub Kulhánek.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe intensifikimi i shkëmbimeve dypalëshe në nivel ministrash të brendshëm dhe drejtues policie.
Çekia ofroi ndihmën e saj në kuadër të misionit Frontex dhe për projekte të tjera të rëndësishme që do të ndihmojnë në rritjen e rendit të sigurisë në Shqipëri dhe rajon.
Gjatë takimit u diskutuan edhe detajet e një vizite të mundshme në Shqipëri të Jan Hamáček, zv.kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.
/gj.mima/ /a.g/



























