Gjirokastër, Pazari i rijetësuar sjell aromën e traditës

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ – Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare.Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.

“Manjola Bici tregon për Pazarin e Ri të rijetëzuar, ku tregtohen prodhimet “Made in Albania”. Aty mund të gjeni zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma e tradita të gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria, Libohova. Kemi bërë shumë, më shumë do të bëjmë”, përfundon Margariti. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.