Ballina Flash

Urdhri i Stomatologut anulon vendimin për rritjen e tarifave dentare

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/- Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut ka anuluar me 34 vota pro dhe asnjë kundër vendimin për rritjen e tarifave për shërbimet dentare.

Urdhri i Stomatologut bën të ditur se “në zbatim të ligjit “Për urdhrin e Stomatologut”, si dhe të Statusit të Stomatologut të Shiqipërisë Asambleja Kombëtare vendosi dje anulimin e vendimit të datës 14 dhjetor 2018 “Për miratimin e listës së çmimit dysheme në shërbimin stomatologjik”.

Sipas Urdhrit të Stomatologut ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pas kundërshtimeve të shumta jo vetëm të qytetarëve, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, Urdhri i Stomatologut u tërhoq nga vendimi për rritjen e tarifave për shërbimet dentare.

Vendimi i Asamblesë solli reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila paditi asamblenë në gjykatë. Ndërsa Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimin për krijimin e një situate monopol. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Voskopojë, pranë zgjidhjes procesi i legalizimeve në fshatin turistik
Artikulli tjetërProtesta e 16 shkurtit, Balla: Askush nuk e pengon dot zbatimin e Reformës në Drejtësi