Ballina Ekonomi

Ndryshimet ligjore, nxitje investimeve në portet e peshkimit

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/- Eksportet e sektorit të peshkimit u rritën në vlerën e 5.2 miliardë lekëve gjatë viti 2018.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi theksoi sot në Kuvend se, së shpejti sektori i peshkimit do të formalizohet 100% dhe ndryshimet ligjore që janë sjellë për miratim hapin dritën jeshile, për investime në porte dhe shkallët e riparimit të anijeve.

Ndryshimet në ligjin për peshkimin konsistojnë në formalizimin e peshkimit artizanal duke i hapur rrugë formalizimit të plotë të këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. e.xh/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet shqiptare, rritje me 26% në vitin 2018
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB-ja e gatshme për dërgimin e ndihmës, nëse e kërkon Karakasi