GJENEVË, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Agjencitë e OKB-së janë të gatshme për dërgimin e një ndihme urgjente në Venezuelë, e kërkuar nga Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm nga 40 shtete, por ato nuk mund të veprojnë për aq kohë sa pushteti në Karakas nuk i hap dritën jeshile.
‘’Është urgjente për të rritur ndihmën humanitare’’, pohon për median një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë.
”Disa agjenci të OKB-së janë të pranishme në vend, si rasti i Unicef-it apo Organizatës Panamerikane të Shëndetësisë (zyra rajonale për Amerikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë), por ato menaxhojnë programet e ndihmës për zhvillim apo parandalim. Shumë pre tyre po intensifikojnë ndihmën ‘’, konstaton zëdhënësi i OKB-së./ / v.b/





















