Ballina Flash

Kalaja e Tiranës, atraksioni më i ri në kryeqytet

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Kalaja e Tiranës është atraksioni më i ri në kryeqytet që mirëpret qytetarët e çdo moshe për të përjetuar historinë, traditën e kulturën e qytetit të trashëguar nëpër breza.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje të transformimit të kësaj kalaje dhe shndërrimin e saj në një destinacion turistik në kryeqytet.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Kalaja e Tiranës, atraksioni më i ri në kryeqytet që mirëpret qytetarët e çdo moshe për të përjetuar historinë, traditën e kulturën e qytetit të trashëguar nëpër breza, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Pas “Pazarit të Ri” dhe sheshit “Skënderbej” kjo është një tjetër hapësirë e re që është rihapur në kryeqytet.

Kalaja jo vetëm është zbuluar dhe kuruar, por ndodhet në një pikë të vizitueshme për qytetarët, si dhe turistët vendas e të huaj, duke e bërë kryeqytetin një dekor të larmishëm.

Ajo i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin e artizanatit, kulturës dhe artit./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Deputetëve britanikë nuk u lejohet të marrin pushime në… shkurt!
Artikulli tjetërTURQI – Operacion i gjerë kundër pikave të paligjshme të basteve