MADRID, 24 janar /ATSH-AFP/ – Moti i keq shënoi katër të vdekur në dy ditë në rajonin e Asturias (veriperëndim të Spanjës) ndërsa është paralajmëruar për përmbytje, njoftuan shërbimet e emergjencës së rajonit.
Sipas disa komunikatave të publikuara nga shërbimi i emergjencës, një burrë rreth të 70 vdiq sot pasi automjeti me të cilin po udhëtonte ra në një përrua, ndërsa një person tjetër 62 vjeç vdiq pasi një masiv gurësh goditi automjetin e tij.
Mbrëmjen e së mërkurës, një burrë 42 vjeç u raportua i vdekur. Forcat zjarrfikëse gjetën gjithashtu trupin e pajetë të një 41 vjeçari, në shtratin e një lumi, i zhdukur prej së mërkurës.
‘’Asturias është në zi. Katër persona raportohen të vdekur nga shirat e rrëmbyeshme të regjistruara ditët e fundit’’, thuhej në një postim në ‘’Twitter’’ të deputetes së Asturias dhe kryetares së grupit socialist në Parlament, Adriana Lastra./ /v.b/























