BERLIN, 23 janar /ATSH-DPA/- Implementimi i një norme mbi kufirin e shpejtësisë prej 130 km/h në autostradat gjermane për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të kufizuar ndotjen është duke provokuar debat në Gjermani.
Në Gjermani është krijuar një komision i posaçëm për çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe respektimin e objektivave mjedisore të qeverisë deri në vitin 2030.
“Ne duam një qasje koherente globale dhe nuk duam një diskutim për masat individuale,” theksoi zëdhënësi Steffen Seibert në Berlin.
Deri në fund të shkurtit, koalicioni qeverisës do të marrë një vendim të përbashkët.
Ministri i Transportit, Andreas Scheuer dhe shoqata e industrisë së makinave (VDA) janë kundër hipotezës të një dispozite të tillë.
Disa ditë më parë edhe kisha ungjillore gjermane kishte ndërmarrë një peticion duke kërkuar kufizimin e shpejtësisë në autostradë në 130 km / h, dhe synon mbledhjen e 50,000 firmëtarëve deri në 6 mars. /os/ /a.g/






















