Ballina Bota

Roma nuk synon të ndryshojë buxhetin, pavarësisht parashikimeve për një rritje më të ulët ekonomike

ROMË, 22 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane nuk synon të ndryshojë buxhetin 2019 pavarësisht vlerësimeve për një rritje më të ulët ekonomike të parashikuar nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare.

Pas një sprove force me Komisionin Europian, koalicioni populist në pushtet pranoi të ulte në dhjetor deficitin publik në 2,04% të PBB-së në 2019 (kundrejt 2,4% të vendosur fillimisht) duke e bazuar këtë parashikim mbi një rritje ekonomike prej 1%.

Por kjo e fundit është cilësuar si shumë optimiste. Banka Qendrore e Italisë ashtu si dhe Fondi Monetra Ndërkombëtar (FMN) njoftuan ditët e fundit se parashikojnë tashmë një rritje të PBB-së italiane prej 0,6%.

Të hënën në darkë në Bruksel, ministri i Financave, Giovanni Tria deklaroi se të flasësh për një korrigjim të ligjit të financave ishte plotësisht e gabuar./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTropojë/ Punonjës të OSHEE-së sfidojnë të ftohtin, rregullojnë defektin në Rragam
Artikulli tjetërEksportet bujqësore shënojnë rekord, rritje me 2.4 miliardë lekë