VJENË, 17 janar /ATSH-APA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen deklaroi se shpresonte që Britania të mbetej në Bashkimin Europian, pasi marrëveshja e Brexit të BE të hidhej poshtë në Dhomën e Komuneve.
”Refuzimi është për të ardhur keq, por shpresoj se dera për të qëndruar është ende e hapur”, deklaroi Van der Bellen.
‘’Megjithatë, ky vendim është në duart e popullit britanik”, shtoi ai.
”Mundësia e një daljeje pa marrëveshje, u rrit pas votimit të së martës”, tha Van der Bellen.
”BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të përgatiten tani seriozisht për këtë lloj skenari. Vështirësitë do të jenë të pashmangshme, por të menaxhueshme”, theksoi presidenti austriak.
‘’Gjëja më e rëndësishme tani është sigurimi i qartësisë dhe sigurisë për austriakët në Britaninë e Madhe si dhe për britanikët në Austri dhe kompanitë e vendeve tona’’, tha ai./ /os/ a.jor.























